Flash News

KRYESORE

Ndalimi i botuesit Henri Çili, Zëri i Amerikës: U implikua nga vëllai i bashkëjetueses së tij

Ndalimi i botuesit Henri Çili, Zëri i Amerikës: U implikua nga

Në orët e para të mëngjesit është shoqëruar në polici botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës, Henri Çili.

Policia ngriti dyshime se Çili ka ndërhyrë për të siguruar favore për dy vëllëzërit Arbjon dhe Alban Aliko, të dënuar për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.

Sipas Zërit të Amerikës Çili duket se është implikuar në këtë histori nga Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së tij, një person me precedentë penalë. Duket se ka qenë pikërisht Ajdini, ai që i është ofruar babit të të dy vëllezërve Aliko, duke premtuar rishikimin e vendimeve për djemtë e tij në Gjykatën e Lartë në këmbim të parave.

Sipas policisë, Çili akuzohet për disa vepra penale të dyshuara si “për fshehje të ardhurave”, “pastrim i produkteve të veprës penale”, “falsifikim i dokumenteve”, “mashtrim”, “ushtrim i ndikimit paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’, dhe falsifikim të dokumente në bashkëpunim”.

Të fundit