Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Ndalimi i burkës zemëron myslimanet në Holandë: Na diskriminojnë sepse duam të ushtrojmë fenë; pse kërkohet përdorimi i maskës?
Me ligj Holanda ndali mbajtjen e burkës në ambiente publike. Një vit më pas myslimanet ankohen për rritje të agresivitetit ndaj tyre. Detyrimi për maskë në autobusë e kudo për to është dyfish diskriminues.
Bos en Lommerplein është një shesh në perëndim të Amsterdamit. Kush kalon këtu i bie në sy Emarah*. Ajo mban burka, një veshje në ngjyrë të errët që e mbulon atë nga koka në këmbë. "Njerëzit mendojnë shpesh, që unë duhet ta vesh këtë, sepse më urdhëron burri. Por kjo është zgjedhja ime", thotë ai në bisedë me Deutsche Wellen. "Me thënë të drejtën nuk isha e martuar, kur fillova të mbaj burkën." Me një ton të hidhëruar ajo shton, se është e vështirë të mbash burkën, sepse njerëzit të shohin si armik. "Ndjehem tërësisht e vetmuar, e shtyrë në një kënd. Diskriminohem, vetëm, sepse dua të ushtroj fenë time."
Ndalimi i burkës - shumë pak raste me gjoba
Para një viti qeveria holandeze miratoi ligjin e kontestuar për ndalimin e atyre veshjeve, që çojnë në "mbulimin e plotë të fytyrës". Ndalime të njëjta ose më të ashpra ka edhe në Francë apo Belgjikë. Por ligji holandez vërtet ndalon përdorimin e veshjeve të tilla në ambientet apo ndërtesat publike si shkolla, spitale apo ndërtesa qeveritare, por ndryshe nga Franca apo Belgjika ato lejohen në rrugë. Siguria publike u tha, se ishte arsyeja kryesore për ndalimin e tyre në Holandë. Gratë që e shkelin ligjin mund të llogarisin me gjoba nga 150 deri në 450 euro. Sipas një zëdhënësi të policisë holandeze gjobat në vitin e kaluar janë vënë vetëm "në disa raste".
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Emerah do të vendosë vetë, ta heqë apo jo burkën[/caption]
Më shumë agresivitet
"Reagimet në publik janë shumë më agresive se më parë", thotë Emarah. Në një kohë që është legale ta mbash burkën në rrugë. "Në supermarket njerëzit më kanë goditur në thembër me karrocën e ushqimeve që t'u hap rrugën." Që nga hyrja në fuqi e ligjit vitin e kaluar, agresiviteti është shtuar, thotë ajo. "Një burrë u përpoq madje të më shtypte me makinë."
Tek "Lambertus Zijlpen", në perëndim të Amsterdamit dy motra holandeze Anne dhe Truus Postma pijnë çaj dhe shohin tregtarët që shesin perime në tregun e një lagjeje migrantësh me shumë lëvizje. Kjo lagje nuk ka ndryshuar shumë që nga ndalimi i burkës, thonë ato. "Më e dëshirë do t'ua shikoja fytyrat, por sido që të jetë ka pasur shumë pak gra që e kanë mbuluar fytyrën", thotë njëra nga motrat.
Kurse Leila, në anën tjetër të sheshit, e cila qëndron ulur në një stol thotë, se është më mirë që e kanë ndaluar burkën. "Kjo është thjesht e tepërt", thotë ajo. "Ne jetojmë në një vend europian, Pse duhet të mbulohesh kështu? Një shall, si e kam unë, mjafton." Edhe një punonjës italiano-somalez, Giulio Bonotto, punonjës në Këshillin e Qytetit thotë. "Nuk më pëlqejnë aspak këto mbulesa, kjo është torturë", thotë ai. "Të duket sikur gruaja nuk ka asnjë vlerë. Ishte gjëja e duhur ndalimi i burkës."
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Rreth 5% e popullsisë në Holandë janë myslimanë, në vend ka rreth 450 xhami, përfshirë edhe xhaminë e Mavlanës në Hilversum[/caption]
Myslimanët nuk ndjehen më të mirëpritur
Në një kohë që Holanda ishte e famshme për liberalizmin e saj. Por sipas Emarah "ata po bëhen gjithnjë e më intolerantë". Ajo e shikon ligjin si "sulm ndaj islamit" që bie ndesh me ligjin për lirinë e fesë. Nëse do ishte e detyruar ta hiqte burkën, ajo thotë, se do ndjehej e poshtëruar. "Ky ishte vendimi im, pra që të vishja burkën, dhe unë dua të vendos, kur dua ta heq."
Safa*, një myslimane 30 vjeçare është e mendimit, se ndalimi i burkës ka rritur frikën edhe mes myslimanëve, megjithëse një numër shumë i vogël mban burka, në Holandë ndoshta mund të flitet për 150 vetë. Disa nga miqtë e saj konservatorë myslimanë janë larguar në Britaninë e Madhe. "Këtu ata nuk ndjehen të mirëpritur", thotë ajo.
Burka jo, maskë kundër Coronës po?
Emarah dhe gra të tjera myslimane që mbajnë burkën apo veshje të tjera shohin një lloj ironie tek rregullat e reja të mbrojtjes nga virusi. Në Holandë mbajtja e maskës në trafikun publik është e detyruar. Duket sikur gratë ndëshkohen dyfish, si për mbulimin edhe për mosmbulimin e fytyrës, sipas qëllimit. "Kjo është kontradiktore", thotë Emarah. Për të është e gabuar që shëndeti publik shihet si arsye e pranueshme për mbulimin e fytyrës, kurse feja jo. Me këtë qëndrim Emarah nuk është e vetme.
[caption id="" align="alignnone" width="700"]
Për disa myslimane e pakuptueshme: burka ndalohet, kurse maskat kundër Coronës duhet të mbahen me detyrim.[/caption]
Një sërë organizatash të drejtuara nga grupimi "Dont' touch my Niqab" apelojnë tani tek politika holandeze që ta tërheqë ligjin kundër mbulimit të fytyrës. Sipas tyre, arsyetimi ligjor për ndalimin me rregullat e reja të Coronës është bërë zero./ DW
*Emrat janë ndryshuar më dëshirën e personave të intervistuar
Titulli i mësipërm redaksional*
Titulli origjinal i artikullit: Ndalimi i burkës zemëron myslimanet në Holandë
Të fundit
Temperatura mbi 30 gradë, parashikimi i motit për sot
10 Qershor 2026, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
10 Qershor 2026, 07:47
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58