Flash News

KRYESORE

Ndalimi i Henri Çilit, PD akuza policisë dhe prokurorisë: Po fshehin identitetin e drejtuesit të lartë të drejtësisë

Ndalimi i Henri Çilit, PD akuza policisë dhe prokurorisë: Po

Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata, ka akuzuar Policinë dhe Prokurorinë se po fshehin emrin e zyrtarit të lartë të drejtësisë që thuhet se premtoi favore të paligjshme, ku ishte i përfshirë edhe botuesi Henri Çili, i cili u arrestua.

Gjata shton tre pyetje për të zbuluar identitetin e drejtuesit të lartë:

“1-    Kush është zyrtari i lartë i sistemit të drejtësisë i përfshirë në këtë dosje?

2-      Pse po mbahet i fshehtë emri i tij?

3-      Pse u kryen ndalimet përpara se drejtuesi i organit të lartë të drejtësisë të kryente takimin e radhës në mars, siç thuhet në dosje?”

Më tej thotë se dy persona janë ata që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, duke përmendur  Ardian Dvoranin dhe Sokol Sadushin.

“Në paradën e leximit të emrave dhe veprave penale të rreth 30 të ndaluarve, drejtori i përgjithshëm i policisë shmangu identifikimin e zyrtarit të lartë të drejtësisë, i cili, sipas prokurorisë, ka premtuar favore për gjykimin e dosjes në Gjykatën e Lartë.

Emri i këtij zyrtari nuk përmendet as në materialet e përgatitura nga prokuroria. Mes të tjerash, thuhet se një drejtues i një organi të lartë të drejtësisë ka premtuar shqyrtimin tek 50 çështjet e para të dosjes, për të cilën prokuroria thotë së është ndërhyrë në mënyrë të paligjshme.

Emri i atij që në dokumenta identifikohet si drejtues i një organi të lartë të drejtësisë mbetet mister. 

Aktualisht, në sistemin e drejtësisë janë vetëm dy persona që kanë lidhje me Gjykatën e Lartë, ku do të shqyrtohet dosja për të cilën prokuroria pretendon se ka patur ndikim të paligjshëm.

Ata janë:

  1. Ardian Dvorani, aktualisht i vetmi anëtar funksional i Gjykatës së Lartë, drejtues i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
  2. Sokol Sadushi, kandidat pa rival për Gjykatën e Lartë, emërimi i të cilit pritet të ndodhë në mars. Sokol Sadushi, i cili udhëhoqi reformën në drejtësi si ekspert i lartë, është drejtor i Shkollës së Magjistraturës, një organ i lartë i sistemit të drejtësisë”, tha ndër të tjera Gjata.

Të fundit