Flash News

KRYESORE

Ndalimi i Henri Çilit, Preç Zogaj: Publikimi i fashikujve të dosjes në media i qëllimshëm

Ndalimi i Henri Çilit, Preç Zogaj: Publikimi i fashikujve të

Shkrimtari Preç Zogaj i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24” nga gazetarja Nisida Tufa, duke folur për ndalimin e botuesit Henri Çili, u shpreh se publikimi i fashikujve të Prokurorisë në media bëhet për të diskredituar botuesin, kurse shton se kjo është një drejtësi tranzitore.

“Është një veprim i nxituar dhe për mendimin tim, duke parë se çfarë ndodh këtu e jashtë Shqipërisë, ai mund të hetohej në gjendje të lirë, sepse ai nuk ka rrezik. E kam ndjekur me kujdes. Policia i lejon vetes që në media të dalin fashikuj të dosjes të përgjimit, e këtë nuk e kam thënë vetëm për Çilin. Nuk e kuptoj sesi një proces në hetim rrjedh në këtë formë për ta diskretituar atë”, tha Zogaj.

Zogaj mendon se të gjitha akuzat e ngritura ndaj Çilit do të bien poshtë.

“I kanë vënë nja 5 akuza të mëdha, që mendoj se do dalin pak si bosh. Unë pres në orët në vijim që Henri Çili të shkojë në shtëpinë e tij e të hetohet në gjendje të lirë”, deklaroi Zogaj.

Të fundit