Flash News

KRYESORE

"Ndalimi i koalicioneve është puç nga PS", Vasili konfirmon: Rudina Hajdari ka firmosur vetëm për listat e hapura

"Ndalimi i koalicioneve është puç nga PS", Vasili

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik është shprehur se ndalimi i koalicioneve parazgjedhore është një puç kushtetues nga PS.

Ndërkohë, ai ka deklaruar se Rudina Hajdari ka firmosur vetëm për Lista të Hapura dhe jo për ndalim koalicionesh.

"Edhe në këtë mbledhje, këto ndryshime të njëanshme janë vetëm produkt i PS dhe disa individëve në parlament .Sot u konfirmua se Hajdari kishte firmosur vetëm për lista të hapura. Gjithë kjo maskaradë, puç kushtetues, bëhet nga PS", tha Vasili.

Gjithashtu Vasili ka nënvizuar se sipas tij, Rama ka frikë nga humbja e sigurt qe i vjen nga koalicionet parazgjedhore prandaj do që t’i ndalojë.

”Kërkush as nga PS as nga përfaqësues të tjerë në atë sallë dhe në Kuvend, nuk është thënë dhe kërkuar qoftë dhe njëherë për koalicionet parazgjedhore. I vetmi argument që është ngritur, me 7-10 drafte të ndryshme ka qenë sensibilitet lidhur me listat e hapura, që adresohet në kompromisin e opozitës. Po hapim listat 100% dhe jo me 2/3 e 1/3, që do të thotë sërish loja e Edi Ramës.

Koalicionet janë humbje e sigurtë për Edi Ramën. Gjiknuri në standardin e tij të mashtrimit publik, për fletë votimin e propozuar nga ne është problem teknik. Nuk harron asnjë se sa u çjer Rama për fletën e votimit. Tani bëjnë sikur është fletë votim. Koalicionet s’kanë asnjë lidhje me listat e hapura. Listat e Hapura dhe koalicionet parazgjedhore mund të bashkëjetojnë lehtësisht”, tha Vasili.

Të fundit