Flash News

KRYESORE

Ndalimi i prokurorit Çoçoli, prindërit e vajzës së rrëmbyer e akuzuan se u mori 1 mijë euro

Ndalimi i prokurorit Çoçoli, prindërit e vajzës së

Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaloi sot në ambientet e punës prokurorin e Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Paraprakisht thuhet se ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit, por nuk jepen më shumë detaje.

Megjithatë, në muajin Korrik të 2018-ës, Çoçoli u akuzua nga prindërit e një 17-vjeçareje se kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre, porse kishte bëre asgjë.

Prindërit pretendonin se vajza e tyre ishte rrëmbyer dhe përdhunuar nga Shpëtim Muharremi edhe pse e martuar me djalin e tij, Edi Muharremi.

Asokohe, disa orë pas akuzave, reagoi edhe prokurori Spartak Çoçoli, i cili është shprehur se prej 7 muajsh është munduar të kthejë vajzën në shtëpi, por ajo nuk pranon.

Të fundit