Flash News

KRYESORE

Ndalimi i prokurorit, reagojnë Krimet e Rënda: Nuk e dimë arsyen, do hetojmë veprimet e policisë

Ndalimi i prokurorit, reagojnë Krimet e Rënda: Nuk e dimë arsyen,

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka reaguar pas arrestimit të prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Përmes një njoftimi për shtyp, Krimet e Rënda bëjnë me dije se nuk kanë dhënë urdhër as për ndalimi, procedimin apo arrestimin e Çoçolit, madje as policia nuk ka proceduar ta ndalojë në flagrancë, ndërsa shton se ka nisur hetimet lidhur me këtë procedim.

Çoçoli është nisur nga komisariati i Policisë së Gjirokastrës drejt Tiranës, ndërsa pritet që policia të dal me një deklaratë për të sqaruar shoqërimin e tij.

Ndalimi i prokurorit Çoçoli, prindërit e vajzës së rrëmbyer e akuzuan se u mori 1 mijë euro

Njoftimi:

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Prokuroria per Krime te Renda nuk ka kerkuar asnje mase sigurimi personal ne Gjykaten e Krimeve te Renda per prokurorin Spartak Çoçoli.

Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me arrest ne flagrance.

Pra, nuk ka as urdher ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate per arrestim dhe as arrest flagrance nga policia.

Prokuroria per Krime te Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me kete procedim.

Të fundit