Flash News

KRYESORE

Ndalimi i protestuesve, Basha mbledh krerët e grupeve, takim me deputetët edhe LSI

Ndalimi i protestuesve, Basha mbledh krerët e grupeve, takim me

Ndalimi i protestuesve të Kukësit në orët e para të mëngjesit të djeshëm nga forcat RENEA dhe arrestimi i 23 prej tyre, ka bërë që PD të organizojë jashtë rendit sërish një mbledhje grupi. Mbledhja pritet të mbahet sot në orën 18.00, ndërsa një orë më vonë Basha do të mbledhë krerët e degëve.

Mësohet se në orën 17.30 deputetët e PD do të mblidhen përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, aty ku dje dhe sot qytetarë të shumë kanë protestuar për lirimin e të arrestuarve. Në mbështetje të tyre sot janë parë vetëm deputetët Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu, ndërsa pasdite numri i deputetëve demokratë do të zgjerohet.

Po ashtu, këtë pasdite mbledhje organizon edhe grupit parlamentar i LSI, rreth orës 16.30. Mendohet se këto takime vijnë në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me protestën kundër taksës së Rrugës së Kombit dhe arrestimit të 23 protestuesve.

Të fundit