Flash News

KRYESORE

Ndalimi i qarkullimit të makinave, PD kundër Ramës: Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia kryeministri

Ndalimi i qarkullimit të makinave, PD kundër Ramës: Koronavirusi

Partia Demokratike përmes një deklarate për mediat ka reaguar për masat e qeverisë mbi përhapjen e koronavirusit.

PD bën me dije se ka përkrahuar masat e qeverisë, që i quan agresive, por shton se është kundër vendimit të fundit për kufizimin e qarkullimit të makinave.

PD argumenton se vendimi nuk shërben për qëllimin.

 “Koronavirusi nuk infekton part time, sipas orareve që cakton nga shtëpia Edi Rama. Ose ka, ose nuk ka karantinë. Ose lejohet lëvizja për punë në oraret individuale të punës, ose nuk lejohet!  Vendimet gjysmake janë si të vërtetat gjysmake, dëmtojnë më shumë.

Partia Demokratike vlerëson se për shkak të situatës së krijuar, karantina totale, për një periudhë 14 ditore fillimisht, është një zgjidhje që ndihmon në mospërhapjen e gjerë të virusit dhe për të vlerësuar përmasat e përhapjes së tij nga ekspertët”, thuhet në deklaratën e PD.

Më tej PD i këkron qeverisë të ndërmarrë masa konkrete për qytetarët që detyrohen të rrinë në shtëpi, duke miratuar një paketë social ekonomike, që përfshin, ndër të tjera:

  1. Riimbursimin e bizneseve
  2. Rimbursimin e pagës së punonjësve
  3. Ndihmën për të papunët dhe familjet në nevojë

“Jeta e shqiptarëve nuk ka çmim!”, përfundon reagimi i PD.

Të fundit