Flash News

KRYESORE

Ndalimi i qytetarëve, reagon Basha: Rama i tmerruar nga protesta e radhës; popullin nuk e burgos dot

Ndalimi i qytetarëve, reagon Basha: Rama i tmerruar nga protesta e

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar për ndalimin e dy qytetarëve në orët e para të vitit 2018, në pikat kufitare. Qytetarët u ndaluan pasi rezultonin në kërkim për shkak të pjesëmarrjes më 18 dhjetor, në protestën e opozitës përpara Kuvendit.

Basha e konsideron këtë veprim si reagim prej frikacaku të kryeministrit Edi Rama, nga zemërimi masiv i qytetarëve. Kryedemokrati thotë se këto janë shenjat e tmerrit që ka kapur Ramën nga protesta e radhës, megjithatë, ai paralajmëron kreun e qeverisë se nuk mund të shpëtojë duke burgosur qytetarët, pasi një popull të tërë nuk e burgos dot.

Reagimi:

Ndalimi i protestuesve edhe ne naten e nderrimit te viteve eshte reagim prej frikacaku i Edi Rames nga zemerimi masiv i qytetareve, qe fale bashkeqeverisjes se tij me krimin, jane sot me te varfrit ne Europe. Ndersa me bekimin e tij kalojne tonelata droge drejt Italise, policia e urdheruar nga Edi Rama dhe vellai i trafikantit te droges, Fatmir Xhafa, po ndalon qytetaret qe u ngriten kunder dhunimit te kushtetutes, kunder emerimit te Edi Rames kryeprokuror. Keto jane shenjat e tmerrit qe i ka kapur nga protesta e radhes. Burgosja e qytetareve nuk e shpeton dot Edi Ramen, sepse nje popull te tere nuk e burgos dot. Burgu eshte vendi per trafikantet, bashkepuntoret e krimit ne pushtet, per te korruptuarit qe Edi Rama po ben gjithcka per t’i mbrojtur, jo per qytetaret qe ngrihen se nuk sigurojne dot buken e femijeve te tyre, ngrohjen ne kete dimer te acarte, nuk paguajne dot faturat qe rriten cdo vit. Me akte te tilla Edi Rama nuk ben gje tjeter veçse po firmos me shpejtesi fundin e tij politik. Shqiptaret e vrane friken 28 vite me pare. Kushdo qe perpiqet te riktheje sundimin permes frikes, do te kete te njejtin fund!

Ndalimi i protestuesve, Edi Paloka: Policia e Ramës kërkon t’i kthejë shqiptarët te frika; nuk ka mënyrë tjetër përveçse përballjes

Deputetja kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë: Ka një listë të policisë sekrete që qarkullon në pikat kutare për të arrestuar protestuesit

Të fundit