Flash News

KRYESORE

“Ndalo aty, po vjen patrulla”, policia ‘infiltron spiunët e rinj’ për shkelësit e karantinës

“Ndalo aty, po vjen patrulla”, policia ‘infiltron spiunët

Policia e Shtetit ka nisur nga sot monitorimin me anë të dronëve për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit

Sipas policisë, ky lloj monitorimi do të përdoret kryesisht në zonat urbane, si dhe kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

“Policia e Shtetit ka nisur nga e hëna, operimin në terren me drone, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.

Punonjes policie janë trajnuar për t’i përdorur këto drone në zonat urbane.

Dronet kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore.

Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit.

Dronet kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi.

Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike”, sqaron policia.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2020/04/WhatsApp-Video-2020-04-13-at-12.43.12-PM1.mp4"][/video]

Të fundit