Flash News

KRYESORE

Ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, lejuan futjen e sendeve të kundraligjshme

Ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan kanë ndaluar 4 efektivë të drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve në Tiranë.

Ndalimi i tyre është bërë për faktin se ata duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.

Mësohet se janë ndaluar Viktor Kalemi, Gëzim Muka, Adriatik Allushi dhe Pali Bushgjokaj, të katërt banues në Tiranë  me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.

Njoftimi i policies:

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Shërbimet e Kontrollit të Brendshëm të Drejtorisë së Burgjeve, bënë ndalimin e  shtetasve:

Viktor Kalemi, 49 vjeç

Gëzim Muka, 44 vjeç

Adriatik Allushi, 56 vjeç

Pali Bushgjokaj, 56 vjeç, të katërt banues në Tiranë,  me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme  të Burgjeve Tiranë,

Këta shtetas duke qenë me detyrë në ruajtjen e personave të dëmtuar në spital lidhur me ngjarjen e datës 07.04.2017 dyshohen të kenë shpërdoruar detyrën duke lejuar futjen e sendeve të kundraligjshme.

 

Këta shtetas, u ndaluan  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 

 

Të fundit