Flash News

KRYESORE

Ndalohen në Muriqan djemtë e Azem Hajdari, akuzohen për plagosje personi

Janë ndaluar në pikën kufitare të Muriqanit dy djemtë e Azem Hajdarit njëkohësisht vëllezërit e deputetes Rudiana Hajdari, pasi kërkoheshin për plagosje personi.

Vëllezërit Azem dhe Kiri Hajdari, përkatësisht 32 dhe 19 vjeç, janë kapur nga polica në pikën kufitare të Muriqanit pasi akuzoheshin se kishin rrahur shtetasin Mikel Margjeka, por pasi materialet i janë referuar prokurorisë,  ata janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë

Më datë 02.01.2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A.H, vjeç 19 dhe K.H vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal. Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të fundit