Flash News

KRYESORE

Ndalohet azerbajxhanasi në Rinas me mijëra dollarë të padeklaruar

Ndalohet azerbajxhanasi në Rinas me mijëra dollarë të

Një shtetas nga Azerbajxhani është ndaluar mesditën e sotme në Aeroportin e Rinasit teksa tentonte të kalonte një sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara.

Sipas specialistëve të Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave shtetasi azerbaxhanas, tentoi të nxirrte nga Republika e Shqipërisë , nëpërmjet aeroportit të Rinasit 32 mijë dollarë të padeklaruara.

Pas ndalimit nga strukturat e Antitrafikut në Doganë, materialet i janë përcjellë Policisë për hetime të mëtejshme.

Të fundit