Flash News

KRYESORE

Ndalohet dypunësimi i mjekëve dhe infermierëve? Ministria e Shëndetësisë sqaron ligjin e ri

Ndalohet dypunësimi i mjekëve dhe infermierëve? Ministria e

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pasi qarkulloi lajmi se mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, me ligjin e ri u ndalohet dypunësimi.

Në një reagim për mediat, Ministria e Shëndetësisë sqaron se mjekëve nuk u ndalohet dypunësimi, por ushtrimi i dy profesioneve të ndryshme.

Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për ndalimin e dypunësit të mjekëve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se, një nga nenet e propozuara në ligjin e ri të kujdesit shëndetësor, nuk kanë të bëjnë me ndalimin e dypunësimit të mjekëve, por me ndalimin e ushtrimit të dy profesioneve të ndryshme.

Ndryshimi i propozuar lidhet me faktin se, kur një profesionist shëndetësor ka dy profesione, psh. stomatolog dhe farmacist, pra ka dy diploma, ai duhet të zgjedhë cilin profesion do të ushtrojë dhe ndërkohë duhet të pezullojë licencën tjetër.

Ky ndryshim i propozuar është në përgjigje të shqetësimit të ardhur nga urdhrat profesionistë, pasi ushtrimi njëkohësisht i dy profesioneve shpesh ishte fiktiv.

Arben Beqiri padit ministren e Shëndetësisë dhe rektorin e Mjekësisë: Do t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje

 

Të fundit