Flash News

KRYESORE

Ndalohet hyrja e adoleshentëve në lokalet e natës, Rama: Dënimet për ata që nuk zbatojnë ligjin

Ndalohet hyrja e adoleshentëve në lokalet e natës, Rama:

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të ndalohet frekuentimi i lokaleve të natës nga personat që janë nën 18 vjeç në lokalet e natës. Nga Kukësi ku njoftoi vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se hyrja e tyre në këto lokale do të bëhet vetëm në rastet kur janë të shoqëruar me prindër ose mësues.

Kreu i qeverisë paralajmëroi edhe penalizime të ashpra për lokalet që nuk e zbatojnë këtë vendim.

“Do të ndalohet frekuentimi i lokaleve të natës nga ata që janë nën 18-vjeç. Vetëm në rastet kur të jenë të shoqëruar me prindër apo mësuesve, ndryshe do të jetë e ndaluar rreptësisht.

Do të ketë sanksione të rënda, deri në mbylljen e lokaleve deri edhe në një vit. Duke ua bërë të pamundur edhe dhënien me qira të mjediseve”, u shpreh Rama.

 

Të fundit