Flash News

KRYESORE

Ndalohet kalimi në urën automobilistike në aksin Çermë-Rrogozhinë, rrezikon shembjen

Ndalohet kalimi në urën automobilistike në aksin

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se ka mbyllur urën e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Çermë-Rrogozhinë mbi lumin Shkumbin, për shkak të rrezikut nga shembja.

Identifikimi i problematikave në këtë urë, u bë pas një Inspektimi dhe kontrolli që ARRSH iu bëri urave të vjetra, të cilat janë bërë rast denoncimi nga qytetarët për shkak të amortizimit që kanë pësuar në vite.

“Ura e vjetër automobilistike në aksin e kryqëzimit Çerme-Rrogozhine mbi lumin Shkumbin paraqet probleme konstruktive në themelet e saj, të cilat janë ekspozuar si rezultat i gërryerjeve për shkak të ngushtimit të shtratit të lumit.

Si rezultat i këtyre problemeve ARRSH vendosi që ura do të mbyllet përkohësisht deri në marrjen e masave për rehabilitimin e themeleve, me qëllim parandalimin e situatave që mund të krijohen nga lëvizshmëria në këtë aks.

ARRSH njofton të gjithë qytetarët që është miratuar plani i lëvizjes së mjeteve në rrugë alternative. ARRSH në bashkëpunim me drejtorinë e hekurudhës do hartojnë projektin për ndërhyrjen në themelet e urës si dhe zgjerimin e shtratit duke pastruar mbetjet e ngurta urbane të hedhura ndër vite”, njofton ARRSH.

Të fundit