Flash News

KRYESORE

Ndalohet në Rinas një 55-vjeçar me 23 mijë euro të padeklaruara

Ndalohet në Rinas një 55-vjeçar me 23 mijë euro të

Një 55-vjeçar është ndaluar sot në Rinas, pasi mbante të fshehura në trup një vlerë prej 23.250 eurosh tw padeklaruara.

Forcat e kontrollit kufitar e evidentuan këtë rast  të transferimit të parave në mënyrë të paligjshme, në orën 16:00 pasdite.

Kokretisht është ndaluar shtetasi H.LL, 55-vjeç të cilit ju gjetën në trup gjatë kontrollit 23.250 euro të padeklaruara. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi

Policia Kufitare procedon penalisht një 55 vjeçar. Sekuestrohen 23.250 euro

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e masave për forcimin e kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, rreth orës 16.00 është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit H.LL, 55 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi të fshehura në trup 23.250 euro të padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të fundit