Flash News

KRYESORE

Ndalohet nga policia, ndërron jetë në paraburgimin e Komisariatit në Tiranë

Ndalohet nga policia, ndërron jetë në paraburgimin e Komisariatit

Një person ka ndërruar jetë në një nga dhomat e paraburgimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë.

Sipas të dhënave të para, personi që ka ndërruar jetë sot rreth orës 04:45 të mëngjesit është identifikuar si Dritan Rica 45 vjeç.

Policia sqaron se nuk janë konstatuar shenja dhunë në trup dhe se dyshimet e para lidhen me një arrest kardiak.

“Më datë 24.10.2018, rreth orës 04:45, në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Nr.3, ka ndërruar jetë i ndaluari D. R., 45 vjeç. Nga këqyrjet paraprake në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera. Paraprakisht dyshohet se mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e ndonjë arresti kardiak. Pritet raporti i mjekut ligjor për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se 45-vjeçari ishte shoqëruar në polici për vjedhje.

Të fundit