Flash News

KRYESORE

Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve në vendet publike, gjobë deri në 100 euro

Ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve në vendet publike, gjobë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar urdhëresën për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike (fishekzjarrët) në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë dhe sheshe.

Kjo ndalesë vlen për periudhën nga data 30 dhjetor 2017 deri më 3 janar 2018.

Në njoftim thuhet se ata që veprojnë në kundërshtim me urdhëresën, do të gjobiten në shumën prej 100 eurosh, ndërsa për zbatimin e urdhëresës kujdeset Drejtoria e Inspekcionit, raporton Telegrafi.

Të fundit