Flash News

KRYESORE

Ndalohet personi i tretë i ngjarjes në ish-Bllok, qëlloi me armë zjarri. Policia: Akuzohet për dy vepra penale

Ndalohet personi i tretë i ngjarjes në ish-Bllok, qëlloi me

Një nga personat në kërkim që u kap dje në Kakavijë në tentativë për t’u larguar nga vendi, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit në zonën e ish-bllokut, në mbrëmjen e datës 04.09.2018, ku mbeti i vdekur shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën shtetasit Ervis Martinaj dhe Eljon Hate.

Policia e Tiranës ka deklaruar zyrtarisht se është ndaluar shtetasi Geldo Hoti, 37 vjeç, banues në Tiranë dhe ndaj tij rëndojnë të njëjtat akuza si ndaj Ervin Matës, Meviol Bilos dhe Fabio Allushi, të cilët janë ende në kërkim.

Hoti u kap mbrëmjen e djeshme, teksa tentonte që të largohej drejt Greqisë, pasi ishte shpallur që në kërkim nga policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Policia ndërkohë ka arrestuar në spital dy personat që mbetën të plagosur në konfliktin në Bllok. Ngjarja dyshohet se ndodhi pas një ngacmimi të këngëtares Elvana Gjata, e dashura e Ervin Matës por nga ana tjetër thuhet se mes dy grupeve kishte përplasje të tjera.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i përfshirë në konfliktin e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e datës 05.10.2018, ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u pagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Gjirokastër, mbasditen e djeshme kapën dhe ndaluan shtetasin :

- G.H, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur më datë 05.10.2018 në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën “Ibrahim Rugova” dhe dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri gjatë konfliktit ku mbeti i vrarë shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. M., dhe E. H.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 79/dh, 25, 278 të Kodit Penal.

Të fundit