Flash News

KRYESORE

Ndalohet shtetasi grek në Rinas, iu gjet një pajisje e dyshimtë

Ndalohet shtetasi grek në Rinas, iu gjet një pajisje e dyshimtë

Një shtetas grek është ndaluar në aeroportin “Nënë Tereza” pasi gjatë kontrollit i është gjetur një pajisje e dyshimtë.

Menjëherë ka ndërhyrë policia e cila ka ndaluar shtetasin e identifikuar si Irakli Dragounis dhe ka bllokuar pajisjen. Dyshohet se pajisja kryen përgjime dhe është e ngjashme me atë që iu bllokua një muaj më parë një shtetasi izraelit.

Dragounis është shoqëruar në komisariat dhe i është bllokuar pasaporta. Ai nuk do të lejohet të laroghet nga Shqipëria deri në përfundim të hetimeve.

Të fundit