Flash News

KRYESORE

Ndaluan makinën dhe vranë një prej pasagjerëve në ‘97-ën, ekstradohet nga Greqia 37-vjeçari

Ndaluan makinën dhe vranë një prej pasagjerëve në

Policia ka njoftuar se ka ekstraduar nga Greqia shtetasin Saimir Gegolli 37 vjeç, lindur në Berat. Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në datë 05.07.1997, rreth orës 13:00 në afërsi të fshatit Uznovë, Berat, ky shtetas, i armatosur me armë zjarri pistoletë, së bashku me dy persona të tjerë A.K. dhe S.K., të armatosur me armë zjarri automatike, nën kërcënimin e armëve kanë ndaluar një makinë që udhëtonte nga Berati për në Skrapar dhe kanë detyruar të zbresin dhe të shtrihen përtokë të gjithë pasagjerët.

Njeri prej pasagjerëve ka kundërshtuar tu bindet dhe S. G, i ka shtënë në kokë me armë, duke i shkaktuar vdekjen shtetasit N.M.

Shtetasi S. G., është arrestuar nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Të fundit