Flash News

KRYESORE

Ndarja e parakohshme nga jeta e drejtuesit të lartë të Policisë, kolegët zhvillojnë homazhe

Ndarja e parakohshme nga jeta e drejtuesit të lartë të

Kolegë, miq dhe familjarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit sot Fred Agastrës, ish-drejtuesit të lartë të Policisë.

Ai u nda nga jeta pas një ataku kardiak në moshën 58-vjeçare.

“Homazhe për nder të drejtuesit të lartë të Policisë, Fredi Agastra, i cili për 37 vite shërbeu në radhët e Policisë së Shtetit me përkushtim, ndershmëri e sakrificë.

Ai u nda nga jeta para kohe, pas një arresti kardiak, në moshën 58 – vjeçare.

Drejtues i Parë Fredi Agastra ishte simbol i urtësisë, mençurisë dhe profesionalizmit.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt, miku, shoku e kolegu ynë!”, shkruhet në një postim të bërë publike në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Kujtojmë që Fredi Agastra ka mbajtur më herët postin e Drejtorit të Standardeve Profesionale dhe këshilltar të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliut.

Të fundit