Flash News

KRYESORE

Ndarja e parakohshme nga jeta e Fadil Vokrrit, presidenti Meta sapo kishte firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare

Ndarja e parakohshme nga jeta e Fadil Vokrrit, presidenti Meta sapo kishte

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar i tronditur pas lajmit për ndarjen e parakohshme nga jeta të Fadil Vokrrit, kreu i Federatës Kosovare të Futbollit. Meta vlerëson Vokrrin si futbollit por edhe si kryetar federate, në ndihmën që ka dhënë për futbollin kosovar.

Presidenti tregon se pak ditë më parë kishte firmosur dhënien e shtetësisë shqiptare për Fadil Vokrrin, por legjenda e futbollit nuk ka arritur ta gëzojë për shumë gjatë.

Reagimi i Ilir Metës:

Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është një lajm shokues për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur e adhuruar shkëlqimin e talentit të tij si sulmues e golashënues i Prishtinës, por edhe ekipeve të njohura europiane të Partizanit të Beogradit, Fenerbahçe e madje edhe të përfaqësueses së ish-Jugosllavisë. Fadil Vokrri me talentin dhe suksesin e tij frymëzoi shumë fëmijë shqiptarë kudo për të ecur në shembullin e tij.

Me personalitetin e tij ndërkombëtar ndihmoi integrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Pak ditë më parë pata kënaqesinë të firmosja dhënien e shtetësisë shqiptare për Fadil Vokrrin me kërkesë të F.SH.F për kontributin e tij të veçantë në mbështetje të futbollit tonë e sidomos ekipeve kombëtare.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Fadil Vokrrit, Federatës së Futbollit të Kosovës, mbarë botës shqiptare të futbollit, jam i bindur se personaliteti i jashtëzakonshëm që ai krijoi në fushën e blertë do vazhdojë të frymëzojë gjeneratat më të reja në rrugën e suksesit!

Çfarë tha Fadil Vokrri për Kombëtaren Shqiptare pak ditë përpara se të ndërronte jetë

Të fundit