Flash News

KRYESORE

Ndarja më e sikletshmë në TV, beqari i famshëm i propozoi pastaj e la për tjetrën

Emisioni ‘The Bachelor’ mbrëmë kishte episodin e fundit dhe lehtësisht mund të themi që ishte dhe më i miri por më i sikletshmi për dy konkurentet.

Arie është beqari i famshëm i cili prej disa javësh është në kërkim të dashurisë dhe në episodin e fundit duhet të zgjidhte njërën nga vajzat dhe t`i propozonte për martesë në episodin e fundit. Arie në fillim zgjodhi Becca-n, të dy e donin njëri-tjterin, edhe familjet përkatëse po ashtu dhe çdo gje duket bukur deri tani, madje i propozoi në Peru me nje unazë gjigande.

Por Arie surprizoi me veprimin e mëtejshëm, uli të fejuaren e tij Becca-n dhe i tha:

“E vërteta është se, të jem me ty është gjithçka që kam dashur në jetë, por jam ende duke menduar për të. Dhe mendojse ti e ndjen këtë. Personalisht, sa më shumë të rri me ty, aq më pak shanse kam të rregulloj gjërat me Lauren. Dukshëm ky është një shok për ty, por më ke thënë gjithmonë të ndjek zemrën. Dhe këtë duhet të bëj. Dua të rrezikoj dhe të shoh a kam ndonjë mundësi me të.”

Në një intervistë për Chris Harrison Becca tha se ishte një ndarje e vështirë dhe se po e vuan.

Gjithashtu pritet që Aria, Becca dhe Lauren të ftohen bashkë në një tjetër intervistë.

Të fundit