Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e aktores Kallamata, Meta mesazh ngushëllimi: Humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktores së 10-ra roleve, Marika Kallamata.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se ndarja e Kallamatës nga jeta është humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare.

“Ndarja nga jeta e artistes së shquar dhe të dashur Marika Kallamata, është një humbje e pazëvendësueshme për teatrin dhe kinematografinë shqiptare!

Trashëgimia e pasur artistike, galeria e roleve të interpretuara me mjeshtëri të rrallë dhe të gjitha kujtimet që na la pas, nderohen me respekt dhe do të mbahen mend gjithmonë.

Duke ndarë dhimbjen, u përcjell ngushëllimet më të sinqerta të afërmve”, shkruan Meta.

Të fundit