Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Gaqo Çakos, kompozitori i njohur nxjerr nga arkiva baladën e ‘groposur’ para 32 vjetësh: I shkon trishtimit të atmosferës

Ndarja nga jeta e Gaqo Çakos, kompozitori i njohur nxjerr nga arkiva

Ditën e djeshme u nda nga jeta një nga artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare, Gaqo Çako në moshën 83-vjeçare.

I vlerësuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” nga ish Presidenti Bujar Nishani, Çako ishte një nga kolosët e skenës operistike shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Miqtë dhe kolegët e tij nuk e kanë fshehur trishtimin për ndarjen e tij nga jeta në rrjetet sociale.

Një prej kolegëve të tij, kompozitori i njohur Aleksandër Peçi ka publikuar për herë të parë një baladë që sipas tij është krijuar 32 vjet më parë dhe nuk është bërë publike asnjëherë më parë.

“Sot ditën e homazheve për Artistin e Madh Gaqo Çako po publikoj një baladë të pa ekzekutuar kurrë më parë në asnjë program koncertal, as në TOB e në asnjë skenë tjetër. E nxora nga arkivi ku është groposur 32 vjet më parë. Sa herë që takoheshim me Gaqon, thoshnim po hë, kur do e bëjmë videon. Regjistrimi është realizuar në studio të Radios 1986 : me Gaqo Çako , Johan Botka piano, Jani Papadhimitri violinë, Muharrem Denisi cello. Poezia - Një Natë Pa Gjumë -Migjeni.

Montazhi i imazheve është një sajesë e imja sa për tu dëgjuar muzika në internet. Ju ftoj ta dëgjoni me kufje në cel apo kompjuter për të maksimumin e kualitetit të recording.

I shkon trishtimit të atmosferës së mbare botës artistike”, shkruan Peçi.

Poezia nga Migjeni

Një Natë Pa Gjumë

Pak dritë! Pak dritë! Pak dritë, o shok, o vlla.

Të lutem, pak dritë në kët natë kur shpirti vuen,

kur të dhemb e s'di ç'të dhemb, e syni gjum nuk ka,

urren nuk din ç'urren, don e s'din se ç'don.

Pak dritë! 0 burrë! 0 hero' ngado që të jesh. ....

Burrë që shkatrron edhe që ndërton sërish!

Pak dritë vetëm, të lutem, mshirë të kesh,

se do çmendem në kët natë pa gjumë dhe pa pishë.

Oh! ta kisha pishën të madhe edhe të ndezun!

Me flakën e pishës në qiellin e ksaj nate

ta shkruejshe kushtrimin... Ehu Burrë i tretun

Do ta shifsha vallen tande në majë të një shpate.

Porpishë nuk karn e vetëmjanë burrat, shokët...

Dergjem n'errsin pa gjumë dhe pa dritë...

Askush s'më ndigjon, çirren kot më kot...

Hesht more, hesht! por qindro, o shpirt.

Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita

- Gjel, rren a s'rren? cila asht fjala ejote?

Kur ti këndon thonë se asht afer drita...

Por un s'besoj sonte në Çalët e ksaj bote.

Hiqmuni qafe, mendimet

Ojastëk ty të rroki, të përqafoj si shpëtimin,

më fal atë që due: gjumin dhe andm'min

e dy buzve që pëshpërisin ngushllimin.

Të fundit