Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat, Basha: Kontributi i Ferizaj i pashlyeshëm dhe frymëzues

Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat, Basha: Kontributi i Ferizaj i

Për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat Ismet Ferizaj ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Basha e konsideron të pashlyeshëm dhe frymëzues kontributin e Ferizajt  në Partinë Demokratike.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Me hidhërim ndava sot lajmin e ndarjes nga jeta te z. Ismet Ferizaj. Patriot i shpërngulur nga Kosova bashke me familjen e tij, i ndjekur nga regjimi komunist, ai ju bashkua qe ne fillim Partise Demokratike, si themelues e me pas deputet ne Kuvendin e Shqiperise.

I pandare ne cdo sfide e beteje nga kauzat e medha te PD, Ismet Ferizaj nderthurte vlerat me te larta patriotike me qendresen dhe kthjelltesine e mendimit intelektual. Per kontributin e tij te shquar qyetar, politik dhe intelektual, Bashkia Kavaje e ka nderuar me titullin e larte “Qytetar Nderi”.

Mendimet dhe lutjet e mija jane me familjaret dhe te afermit e tij qe percjellin sot njeriun e tyre te dashur. Per Partine Demokratike kontributi i tij mbetet i pashlyeshem dhe frymezues. U prehte ne paqen e Zotit!

Të fundit