Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Tiranës, Vasili: Hidhërim i madh për sportin shqiptar dhe për tifozët bardh e blu!

Ndarja nga jeta e ish-futbollistit të Tiranës, Vasili: Hidhërim i

Ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares Shqiptare, Ali Mema është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ali Mema vjen nga dinastia Mema, një familje që ka nxjerrë disa futbollistë, duke filluar nga vëllezërit e Aliut, Osmani dhe Haxhiu, për të vijuar me nipin Sulejman Mema dhe djalin e tij, Ardian Mema, i cili aktualisht është trajner i Tiranës.

Për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit ka reaguar dhe Petrit Vasili.

Në Facebook ai shkruan:

“I madhi dhe i paarritshmi Ali Mema nuk eshte me mes nesh.

Hidherim shume i madh per sportin shqiptar dhe per tifozet bardh e blu.

Ali Mema u nda vetem fizikisht sepse e kemi adhuruar ne fushe dhe e kemi pasur dhe do ta kemi perjetesisht ne mendje sportistin e shkelqyer dhe qytetarin shembull.

U prefsh ne paqe idhulli ynë”.

Të fundit