Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit Kosovar, fjalët prekëse të vajzës së tij: Të kam në zemër gjithmonë

Lajmi për vdekjen e ish-kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, i ka prekur të gjithë.

Vajza e të ndjerit, Vanesa Rexhepi përmes një statusi në “Facebook” shkruan fjalë të ndjera për babain e saj Bajram Rexhepi i cili humbi sot betejën me jetën pas disa muajsh qëndrimi në koma në një spital në Turqi.

“Të kam në zemër gjithmonë. Faleminderit për çdo sekond ma të bukurin në botë. Të dua vetëm ty”,  shkruan Vanesa bashkangjitur një fotografie të babait të saj teksa pas lajmit të hidhur ka “nxirë” llogarinë e saj në rrjetet sociale.

 

Të fundit