Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, Rama: Lamtumirë mik i mirë

Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, Rama: Lamtumirë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të parë të Kosovës Bajram Rexhepi.

Përmes një statusi në “Facebook” Rama shkruan se Rexhepi i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot dhe la pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Statusi i Ramës:

Bajram Rexhepi ishte një shqiptar i ndershëm dhe patriot. Një burrë i thjeshtë që i bëri nder Kosovës në çdo detyrë dhe i bën sot të ndjehen të ligështuar për humbjen e tij, jo vetëm miqtë po edhe të gjithë ata që politikisht ishin në llogore të tjera nga e tija. Ai i'a doli aty ku shumëkush nuk i'a del dot: La pas një kujtim të mirë tek të mëdhenjtë e tek të vegjëlit.

Lamtumirë mik i mirë!

 

Të fundit