Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e ish-presidentit francez, Meta: Shqiptarët do ta kujtojnë për angazhimin ndaj Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-presidentit francez, Jacques Chirac.

Përmes një postimi në Twitter Meta shkruan se ‘shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë.’

“Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit francez Jacques Chirac. Ai qe një sovranist i paepur, me kontribut të jashtëzakonshëm në politikën franceze dhe europiane. Shqiptarët do ta kujtojnë përherë me nderim për angazhimin personal në radhitjen e Francës përkrah aleatëve për t’i dhënë fund genocidit në Kosovë. Ngushëllime të ndjera familjes, miqve dhe të gjithë popullit francez për këtë humbje!”, shkruan Meta.

 

Të fundit