Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e John McCain, reagon Rama: Kemi ndarë mendime të njëjta

Ndarja nga jeta e John McCain, reagon Rama: Kemi ndarë mendime të

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta në moshën  81-vjeçare të senatorit republikan në SHBA, John McCain.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se McCain ishte mik i shqiptarëve dhe se kishte ndarë mendime të njëjta me të.

“Senatori John McCain e jetoi jetën si një betejë të pandërprerë për vlerat e mishëruara në qenien e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ishte dhe një mik i mirë i Shqipërisë me të cilin kemi bashkëpunuar e ndarë mendime të njëjta. Thank you for all and rest in peace Senator”, shkruan Rama.

Të fundit