Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Luan Hajdaragës, Blendi Fevziu tregon tre gjërat që s’i ndryshoi që nga 1997-ta

Ndarja nga jeta e Luan Hajdaragës, Blendi Fevziu tregon tre gjërat

Ditën e djeshme u nda nga jeta ish-ministri dhe ish-deputeti i PS, Luan Hajdaraga.

Në moshën 69-vjeçare ai mbylli sytë në spitalin e QSUT në Tiranë, pasi u godit nga një ishemi cerebrale pak muaj më parë.

Ndarja e tij nga jeta ka prekur zemrat e të gjithëve, të cilët nuk kanë nguruar të shkruajnë edhe dedikime dhe mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale.

Ndër to edhe gazetari Blendi Fevziu, i cili tregon se që kur e njohu në vitin 1997 nuk i ndryshoi asnjëherë tre gjëra nga karakteri i tij.

“Lamtumirë Luan Hajdaraga. Një qytetar më pak në këtë vend dhe këtë qytet. U ul në studion e emisionit që ditën e parë, më 31 Gusht 1997. Qe kur e njoha e deri sot, pati 3 gjëra që si ndryshoi kurrë. Tre gjëra që në politikën Shqiptare nuk të japin sukses: nuk ishte fanatik dhe agresiv; ishte tejet i kulturuar dhe një qytetar i vërtetë. Deputet, Ministër apo diplomat, të gjitha zbeheshin përpara dimensionit të tij qytetar. Një nga ata të paktet që kishin mbetur në këtë qytet. U prehsh në Paqe o mik”, shkruan Fevziu.

Të fundit