Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e mjekut Hysni Shkjau prej Covid-19, Basha: Humbje e pazëvëndësueshme, ditë zie për personelin shëndetësor

Kreu i PD, Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e mjekut Hysni Shkjau. Duke theksuar se “kjo është një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim për 40 vite”, kreu i demokratëve e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë zije për personelin shëndetësor.

Kujtojmë se, mjeku Hysni Shkjau është i dyti nga uniformat e bardha që humb jetën në luftën ndaj COVID-19. Më herët viktimë e koronavirusit ishte mjeku i Infektivit, Arjan Pushi.

Postimi i plotë i Bashës:

Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite.

E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë  me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!

Të fundit