Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Muhamet Likos, Agron Llakaj i revoltuar me mediat: Nuk di ç’emër t’i vendos!

Ndarja nga jeta e Muhamet Likos, Agron Llakaj i revoltuar me mediat: Nuk di

Për ndarjen nga jeta të parodistit të Vlorës, Muhamet Liko ka reaguar dhe aktori Agron Llakaj. Teksa shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e tij, Llakaj në një prononcim për gazetën “Panorama” është shprehur i indinjuar me mediat.

“Nuk mendoja kurrsesi se do të vinte një ditë të flisja për Metin në këto rrethana. Jeta e tillë është por përtej të gjithave u trondita edhe nga reagimi i ekraneve. Unë mendoja se vdekja e tij është më shumë ngjarje se takimi i Bashës në Kurbin dhe i Ramës në ndonjë prezantim kandidati. Këtë e quaj mungesë respekti dhe s’di ç’emër t’i vendos. Meti ishte dhe do mbetet etalon në llojin e vet dhe i papërsëritshëm”, është shprehur Llakaj.

Ndërsa në një reagim në Facebook, teksa ka shprëndarë një video të tyre në AlPazar, Llakaj shkruan;

“Sot është një ditë e rëndë, e hidhur helm dhe e trishtuar. Lajmi që ti Meti i dashur u ndave nga ne, jo thjesht më bëri të mos i mbaj lotët, por humbja është e madhe, jo thjesht fizike për ty Meti i dashur, por për humorin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët që humbëm një humorist të rrallë, familja njeriun e dashur dhe Vlora një nga legjionarët e humorit shqiptar. ‘Ata janë katër… Mosketieri i pare na la’. Lamtumirë Meti i dashur…”.

Të fundit