Flash News

KRYESORE

Ndarja nga jeta e Shyqyri Alushit, reagon ish-deputeti: U përpoqa me sa munda, askush s'më dëgjoi!

Ndarja nga jeta e Shyqyri Alushit, reagon ish-deputeti: U përpoqa me sa

Reagon Luan Rama, ish-deputeti i LSI, i cili rreth dy javë më parë denoncoi sipas tij indiferencën e qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për t’i ardhur në ndihmë këngëtarit të njohur të këngës shkodrane, Shyqyri Alushit.

Prej ditësh ai ishte shtruar në spitalin e Shkodrës dhe sipas Ramës, asnjë zyrtar nuk u interesua, për shkak edhe të mungesës së ilaçeve.

Reagimi:

Ndahet nga jeta “Artisti i Merituar” Shyqyri Alushi!

U përpoqa me sa munda, por askush nuk më dëgjoi! Nuk ia dola t’a ndihmoja dot këngëtarin zëëmbël, që në një jetë me këngë, na fali dashurinë e shpirtit të tij!

Në mbi dy javë që këngëtari i papërsëritshëm i këngës popullore qytetare shkodrane Shqyqyri Alushi qëndroi në spitalin e Shkodrës, asnjë zyrtar nuk dënjoi të paktën të interesohej për të. E lanë të braktisur në labirinthet mes shëndetësisë “falas” dhe indiferencës shtetërore!

Shyqyri Alushi sot nuk jeton më, por jeton korrupsioni dhe babëzia shtetërore, jeton mafia e ilaçeve që vret ditë pas dite si dëshmia më tragjike e krimit shtetëror!

U prehsh në paqe Shyq Alushi i Shkodrës!

Le të mbetet kënga jote, përjetësi e emrit dhe mirësisë tënde!

Ngushëllime familjes, të afërmve!

Ngushëllime Shkodrës që të deshi e të nderoi aq shumë!

Të fundit