Flash News

KRYESORE

'Ndasi kush janë tradhtarë e kush patriotë', Rama: Kemi humbur terren në luftën diplomatike me Serbinë

'Ndasi kush janë tradhtarë e kush patriotë', Rama: Kemi

Kryeministri Edi Rama thotë se faktori shqiptar ka humbur shumë terren në luftën politike dhe diplomatike me Serbinë.

Sipas Ramës këtë humbje e ka thelluar edhe më shumë ndasitë që bëhen për të kategorizuar tradhtarët dhe patriotët në palën shqiptare.

 “Ne kemi humbur shumë terren në luftën diplomatike me Serbinë. Kemi humbur shumë terren në luftën politike me Serbinë dhe e kemi humbur këtë terren duke e kthyer temën e strategjisë dhe të qasjes në këtë fushë beteje që është e përbashkët ku ne jemi të gjithë bashkë. Unë nuk njoh ndonjë të thotë jo nuk na duhet njohja përfundimtare nga Serbia, apo të thotë s’ka problem t’i harrojmë të gjitha.

Por e kemi kthyer këtë në një mekanizëm, që është kthyer në mekanizim bazë të konfliktit politik. Dhe ndasia e madhe që vazhdon të thellohet kush janë komplotistët dhe tradhëtarët, kush janë patriotet dhe flamurtarët, na ka degraduar imazhin ndërkombëtarëisht dhe këtë unë e perceptoj edhe personalisht. Takohem në mënyrë sistematike me ata që ne i quajmë komuniteti ndërkombëtar dhe shoh ndryshimin”, tha Rama.

Të fundit