Flash News

KRYESORE

Ndërgjegjësim për të rritur qytetarë më të kujdesshëm, edukimi i fëmijëve me rregullat e sigurisë rrugore

“Këndi lëvizës i Trafikut”, është projekti i organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, në kuadër rritjes së sigurisë rrugore. Nismë kjo që  ka si qëllim edukimin dhe nxitjen e fëmijëve për të pasuruar njohuritë lidhur me rregullat e trafikut rrugor.

Shkolla “Konferenca e Pezës” në Tiranë ishte ndalesa e radhës e kësaj nisme, ku nxënësit u bënë pjesë e aktiviteteve të zhvilluara. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ju bashkua këtij aktiviteti, teksa ndau me fëmijët rëndësinë që ka njohja me rregullat e qarkullimit rrugor dhe respektimi i tyre.

“Viti 2020 është shpallur viti i sigurisë rrugore dhe ne zgjodhëm shkollën “Konferenca e Pezës” për të ndarë me fëmijët të gjitha rregullat e trafikut rrugor. Duke mësuar fëmijët që në moshën e hershme me rregullat e trafikut rrugor, me ndjeshmërinë e tyre përsa i përket gjithçkaje që ndodh në rrugët e vendit, ne do të rrisim qytetarë më të mirë, qytetarë që nesër nuk do të bëjnë aksidente në rrugët e Shqipërisë, qytetarë që do të jenë të kujdesshëm kur kalojnë në semafor, apo qytetarë që do rrisin fëmijë edhe më të mirë nga këta që ne po rrisim sot”, u shpreh Balluku.

Vetë kurioziteti dhe dëshira e fëmijëve për t’u njohur sa më shumë me këto rregulla janë një shtysë e fortë që kjo nisëm të shtrihet edhe në shkollat e tjera të Tiranës, por edhe të Shqipërisë.

Të fundit