Flash News

KRYESORE

“Ndërhyni, jeni më i pushtetshmi i PS”, deputeti: Ata që njohin deputetët nuk i mbyllin club-et e natës; Ruçi: U anuluan edhe çmimet Nobel

Deputeti Halit Valteri i ka kërkuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi të ndërhyjë që qeveria të rishikojë aktin normativ për mbylljen e lokaleve të natës, pasi sipas tij procesi po kryhet në mënyrë selektive.

“Akti normativ që ndalon lokalet me muzikë dhe sjellja arrogante e ministrit të Brendshëm ndaj atyre që protestojnë për bukën e gojës, ju kërkoj ju si një nga njerëzit më të pushtetshëm të PS të ndërhyni që të rishikohet këtë akt normativ, pasi janë 60 mijë persona që punojnë në kohë sezonale ose plotë për të mbajtur familjen. Bëhet me seleksionim. Disa që kanë lidhje me deputetë, shefa komisariatesh , njerëz të fuqishëm i mbajnë hapur, lokalet, pishinat, kurse të tjerëve u shkojnë 20 furgona te dera. E kam me ju personalisht, se tjerët nuk pyesin për gjë”, u shpreh Valteri.

“ Asnjë qeveri në botë, nuk është më e interesuar se ne që sezoni turistik të funksionojë të gjitha. Është me detyrim nga rritja e fluksit të pandemisë. Kur morëm vesh që nuk mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve nobel, do bëhet online, shpallet reali i kampioneve, tifozët lëshonin fishekzjarrë nga dritaret, askush nuk e dëshiron këtë situatë se janë të ardhura financiare. Ndaj mos të bëjmë politikë me këtë çështje. Kemi të bëjmë me një fuqi madhore që nuk varet nga ne”, iu përgjigj Ruçi.

Të fundit