Flash News

KRYESORE

Ndërhyri Janullatos për zgjidhjen e krizës në Kakavijë? Meta: Përgjegjësia është e qeverisë; nga nesër do t’iu çojë një kaledar

Ndërhyri Janullatos për zgjidhjen e krizës në Kakavijë?

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër përsa i përket situatës së vështirë të krijuar prej disa ditësh në pikën kufitare të Kakavijës.

Në një deklaratë për shtyp, duke komentuar masat e marra për situatën, apo edhe ndërhyrjen e Kryepeshkopit Janullatos sikurse tha Ministri i Diasporës, Meta sqaroi se ai dhe institucioni i tij kanë ndërmarrë gjithçka për zgjidhjen e problemit.

Sipas Presidentit, shkaktari kryesor i kësaj krize humanitare është qeveria, dhe përgjegjësia bie mbi të dhe Ministrinë e Jashtme.

Çfarë hapash janë ndërmarrë për situatën në Kakavijë? Janullatos ka ndërhyrë?

Nga ana e presidentit është ndërmarrë gjithçka. Ky nuk është një rast i ri, pasi kemi edhe ngjarjen që ndodhi në Kapshticë, ku shumë qytetarë mbetën për dy netë të tëra pa u sistemuar në territorin e vendit të tyre. Në të gjitha rastet Presidenti ka bërë përpjekjet e tij që të parandalojë cështje të tilla, pa shkaktuar debate. 

Asgjë nuk e justifikon sjelljen e qeverisë. Kur pashë që iu vihej fati qytetarëve, e kisha për detyrë të përshkallëzoja shqetësimin. Nga nesër do t’i çoj një kaledar qeverisë për të parandaluar raste të tilla, duke pasur parasysh referencën e kalimeve në kufij gjatë këtij viti.

Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim sepse ne e dimë shumë mirë që qeveria greke e bënë detyrën e vetë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ne e dimë shumë mirë që kjo është një përgjegjësi e qeverisë shqiptare edhe presidentit po ashtu, por më tepër i qeverisë dhe Ministrisë së Jashtme. Ne e dime shumë mirë se kur është frekuenca e lartë e lëvizjes së emigrantëve në vend. dhe nuk mund të fajësojmë të tjerët apo edhe vetë viktimat në këtë rast për përgjegjësinë tonë”, është shprehur Presidenti Meta.

Të fundit