Flash News

KRYESORE

Ndërhyrje brutale ndaj lojtarit shqiptar, Rei Manaj kalon natën në spital

Ndërhyrje brutale ndaj lojtarit shqiptar, Rei Manaj kalon natën

Një goditje e fortë në fytyrë e rrëzoi Rei Manajn në fushë. 21 vjeçari shqiptar u godit nga kundërshtari gjatë një dyluftimi dhe pasojat për të ishte të rënda.

Gjatë ndeshjes midis Albacetes dhe Granadas, në kategorinë e dytë spanjolle, goditja që mori në kokë e la Manajn pa ndjenja dhe të gjakosur në fushë, ndërkohë që arbitri ndërpreu menjëherë ndeshjen.

Futbollisti u transportua për në spitalin e Granadas ku edhe kaloi natën në kujdesin e mjekëve. Në deklaratën e Albacetes njoftohet se Manaj ka pësuar traumë të fortë dhe thyerjen e hundës, por fatmirësisht gjendja e tij është stabilizuar.

Të fundit