Flash News

KRYESORE

Ndërhyrjet në kalldrëmin e Gjirokastrës, ish-deputeti: Po shkaktohen dëme të mëdha

Ndërhyrjet në kalldrëmin e Gjirokastrës, ish-deputeti: Po

Ish- deputeti i PD, Tritan Shehu, i ftuar në studion e lajmeve në ‘Fax News’, ka folur për punimet që po kryhen në kalldrëmin e Gjirokastrës.

Shehu u shpreh se punimet po kryhen në kundërshtim me ligjin, pasi kemi të bëjmë me një zonë të mbrojtur nga UNESCO, dhe për këtë arsye duhet që ndërhyrja të jetë e kujdesshme.

“Ai qytet është në mbrojtje të UNESCO-s dhe aty nuk mund të veprohet pa u diskutuar. Ky është një veprim i kryer në fshehtësi. Ai kalldrëm nuk përmbush standardet, duhet që të ruhen disa elementë, mendoj se ndërhyrjet që po kryhen në kalldrëme janë arbitrare.

Është një punim që fsheh diçka jo legale, duhet ndaluar për të parë se si duhet kontrolluar dhe rishqyrtuar edhe njëherë. Dëmet që po bëhen në qarkun e Gjirokastrës janë të madha, pasi po shkatërrohen urat dhe monumentet dhe ajo që është më e keqja është se po tentojnë të kanabizojnë qarkun e Gjirokastrës në kufi me Tepelenën”, tha Shehu.

Të fundit