Flash News

KRYESORE

Ndërkohë po merret vendimi, FIFA i bën një dedikim Shaqirit në rrjetet sociale

Ndërkohë po merret vendimi, FIFA i bën një dedikim Shaqirit

Ndërkohë që FIFA po procedon Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën për simbolin e shqiponjës që  bënë pas shënimit të golave kundër Serbisë, faqja zyrtare në Facebook ka bërë një postim për futbollistin me origjinë shqiptare.

FIFA ËORLD Cup ka postuar në Facebook një foto të Shaqirit dhe kujton vitin 2014-të kur ai shënoi 3 gola në një ndeshje.

“Në këtë ditë në vitin 2014, Xherdan Shaqiri shënoi tre gola kundër Honduras. Ky ishte rasti i 50-të, i tre golave në një ndeshje, në gjithë historinë e Kupës së Botës,”- shkruhet në postimin në Facebook, që shoqërohet dhe me ndjesinë  që jep ky rrjet si opsion, “Ndihemi nostalgjik”.

Të fundit