Flash News

E-TJERA

61-vjeçarja humb jetën, familjarët kallëzojnë dy mjeke të spitalit Korçë

61-vjeçarja humb jetën, familjarët kallëzojnë dy

Dy mjeke në spitalin e Korçës janë dërguar për vlerësim profesional, pasi u kallëzuan nga familjarët e një 61-vjeçareje.

E moshuara dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Ndërkohë familjarët se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor.

"Po nga Komisariati i Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetaset A. D., dhe G. R., të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi: Familjarët e një 61 vjeçareje që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, kanë bërë kallëzim pasi pretendojnë se mjeket kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares", njofton policia.

Të fundit