Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Mesazhet e fshehta të 'non-papers'-ave ballkanikë
Dragan Biseniç/ gazeta Danas
Pas momenteve turbulente, të paparashikueshme dhe, ndonjëherë edhe poshtëruese, me Donald Trampin, Europa pret që të kthehet respekti i presidentëve amerikanë ndaj saj. Ndryshe nga Trampi, i cili si vizitë zyrtare të parë jashtë vendit si president, pati zgjedhur fqinjët dhe Amerikën Veriore, Xho Bajdeni ka vendosur të vizitojë Europën duke iu rikthyer kështu zgjedhjes tradicionale të presidentëve amerikanë. Ai planifikon të marrë pjesë në Samitin G7 në Kornuoll (Angli) me 11 deri me 13 qershor, pastaj në Bruksel do të takohet me liderët e BE-së dhe të marrë pjesë në samitin e NATO-s me 14 qershor. Ka shenja serioze që, gjatë këtij turneu europian, të takohen presidenti amerikan dhe ai rus. Zyrtarët amerikanë dhe rusë po punojnë për organizimin e samitit Bajden – Putin në një vend të tretë. Si mikpritës të mundshëm të samitit deri tani kanë deklaruar gatishmërinë dy vende neutrale - Finlanda dhe Austria.
Sekretari i shtetit Entoni Blinken gjatë kësaj jave qëndroi në Londër ku u takua me mikpritësit britanikë, por edhe mori pjesë në përgatitjen e samitit të ministrave të jashtëm të vendeve të G7. Australia, India, Japonia, Koreja e Jugut dhe Afrika e Jugut janë ftuar të marrin pjesë si të ftuar në këtë takim.
Pastaj Blinkeni vititoi edhe Ukrainën.
Pjesëmarrja në samitin e NATO-s është prioritet, sepse siç deklaroi Blinkeni, duke shpjeguar përkushtimin e fuqishëm të administratës së Bajdenit për aleancën, SHBA-të duan të rinovojnë partneritetin e tyre “para të gjithëve me aleatët tanë në NATO”. Nëse gjykojmë sipas deklaratave mbi Ballkanin që miratuan ministrat e jashtmëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës, një vend të lartë në turnenë e Bajdenit do ta zërë edhe Ballkani.
Megjithëse qëndrimi publik i Bajdenit ndaj armiqëve të tij kryesorë në politikën e jashtme është shumë robust (Putinin e ka quajtur vrasës, ndërsa Sinë autokrat i pastër), ai nuk do t’i evitojë takimet bilaterale, në mënyrë të veçantë në vitin e parë të mandatit, kur presidenti i SHBA-ve në thelb është më i fuqishëm. Nga ky qëndrim i Bajdenit del edhe besimi për mbifuqinë e pozicionit amerikan dhe drejtësisë së qëndrimit të liderit të botës demokratike në takim me autokratët. Bajdenit iu deshën gjithsejt disa javë të mandatit të tij që të zgjasë, pa asnjë diskutim, afatin e marrëveshjes START.
Në delegacionin e Bajdenit do të bëjnë pjesë edhe shumë zyrtarë të administratës, e kësisoj është e mundur që aty të gjendet edhe ndokush që merret direkt me problemet ballkanike. Këta mund të jenë Moli Montgomeri dhe Metju Palmeri, të cilët do ta përcaktonin qartë pozicionin e administratës së Bajdenit ndaj Ballkanit.
Parë nga këndvështrimi i vizitës së Bajdenit në Europë, shfaqja e befasishme e non pejpërve mbi Ballkanin dhe Kosovën mund të jetë njëfarësoj operacioni përgatitor për takimin e liderve të BE-së me presidentin amerikan. Sepse Ballkani ka hyrë ndër gjashtë prioritetet e raporteve amerikano-europiane që u përcaktuan në bisedën telefonike mes presidentit amerikan dhe kancelares gjermane Anxhela Merkel. Rajonet e tjera të krizave janë Afganistani, Kina, Irani, Rusia dhe Ukraina.
Në lidhje me Ballkanin ka folur edhe zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Prajs. “SHBA-të janë të gatshme të mbështesin punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, detyruese mbi normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e fokusuar te njohja e ndërsjelltë, që vendos themele afatgjatë bashkëpunimi dhe begatie”, deklaroi Prajsi. Ai theksoi edhe vlerën e Marrëveshjes së Uashingtonit, e për këtë mund të konkludohet se në të ardhmen veprimtaria amerikane, pas frikës fillestare për braktisjen e saj, do të ecë në përputhje me këtë marrëveshje, megjithëse ajo bën pjesë në trashëgiminë e Trampit.
Prajsi tha edhe se SHBA-të mbështesin reformën e ligjit zgjedhor në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe punën e Përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare. Në fund vlerësoi se, në lidhje me non-pejperët, bëhej fjalë për “spekulime të pajustifikueshme mbi ndryshimin e kufijve në Ballkan sipas linjave etnike”, të cilat “rrezikojnë të nxisin destabilizimin në rajon dhe të rizgjojnë ndjesitë për tensionet e kaluara”. Në sajë të dënimit gati unanim të idesë mbi ndryshimin e kufijve në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, këto ide dhe mbartësit e tyre u dobësuan ndjeshëm. Kësisoj SHBA-të po veprojnë efektshëm në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë e për pasojë, dyshja e kundërshtarëve të planeve amerikane në rajon, Millorad Dodik dhe Albin Kurti, në fund të deklaratave për ndryshimin e kufijve mbetën të izoluar.
Është punë tjetër natyrisht sesa Prajsi i paraqiti sinqerisht qëndrimet amerikane dhe sa ajo që është thënë publikisht është bërë tashmë një opsion real politik. Raporti ndaj Ballkanit do të përcaktohet në një masë të madhe edhe nga bazat e politikës amerikane ndaj Rusisë, Kinës dhe Europës. Nëse nuk do të ketë konfrontime të mëtejshme me Rusinë dhe Kinën ka mundësi të ndodhë që përplasja e tyre direkte në Ballkan të bëhet më e butë, e kjo do të thotë se do të ketë një klimë të favorshme për zgjidhjen e problemeve ballkanike.
Njëkohësisht ekziston edhe frika se vizita e Bajdenit do të mund të sjellë ashpërsimin e raporteve europiano-ruse. Bashkëkryetari i fraksionit të partive të majta, Martin Shiverdan thotë se ekziston rreziku që Bajedni merr pjesë në samitin e NATO-s jo vetëm për të rigjallëruar raportet transatlantike, por edhe për ta shtyrë NATO-n prapa në luftëra si ato të kohës së Luftës së Ftohtë.
Bajdeni ka deklaruar se është shumë e qartë se ekziston lufta mes dobisë së demokracisë në shekullin e 21 dhe autokracive. Në këtë kontekst ai përmendi direkt dyshen e shefave të shteteve, Vladimir Putinin dhe Si Xhinpingun. Për presidentin kinez tha se është shumë i drejtpërdrejtë, por nuk ka kurrfarë prirje për demokraci. “Ai është prej atyre burrave, si puna e Putinit, që mendon se dallga e së ardhmes dhe demokracia nuk mund të funksionojnë përherë në botën e ndërlikuar”, shtoi ai.
Gjjithashtu ai deklaroi se SHBA-të do të ftojnë aleancën e demokracive për të biseduar mbi të ardhmen dhe nevojën që Kina të përgjigjet nëse nuk u përmbahet rregullave, qofëse nëse kjo “ka të bëjë me Detin kinez të Jugut apo të Veriut ose me marrëveshjen për Taivanin”.
Vlerësoi gjithashtu edhe se gjeneratat e ardhme “do të punojnë për tezën e doktoraturës me temë se kush ka fituar: autokracia apo demokracia?”. Sipas tij “është absolutisht e qartë- dhe shumica e ekspertëve që kanë punuar me mua janë dakord me këtë- se kjo është luftë mes dobisë së demokracisë në shekullin e 21 dhe autrokracive”. Në fund shtoi se duhet treguar se demokracia është e efektshme.
Për të njëjtën temë Bajdeni foli edhe në fjalimin e tij në Këshillin Europian kur u përmendi shefave të 27 shteteve “vlerat e përbashkëta demokratike”, duke u kujtuar se “demokracia dhe jo autokracia është ajo që vendos rregullat e sjelljes në botë.
Kur bëhet fjalë për demokracinë, administrata amerikane ka parasysh dy shënjestra, një të madhe dhe një të dytë më të vogël.
E para është Kina.
Samiti i demokracive “që do të synonte vendosjen e një alternative të qartë ndaj qeverisjes autokratike të Pekinit”, për të cilin flasin zyrtarët e administratës së Badenit, është në qendër të politikës kineze të Bajdenit. SHBA-të gjithshtu do të tentojnë të organizojnë grupe të vogla demokracish që do të merren me probleme të caktuara siç janë komunikacioni i avancuar dhe inteligjenca artificiale.
Shënjestra e dytë, ajo më e vogla, është Europa.
Bajdeni dëshiron ta paraqesë veten si më europiani ndër presidentët amerikanë dhe të ndërtojë përsëri urat e prishura që ka lënë pas vetes Trampi, por njëkohësisht t’i bëjë me dije Europës trampiste se vlerat janë ato që përbëjnë thelbin e aleancës transatlantike, ato vlera që ishin prezente në kohën e pas Luftës së Ftohtë.
Megjithatë europianët nuk besojnë shumë në sistemin politik amerikan.
Sipas një anketimi të fundit, pothuajse shtatë ndër dhjetë të anketuar nga 11 vende europiane besojnë se sistemi amerikan është shkatërruar plotësisht ose deri diku, dhe ky është qëndrimi i shumicës në të gjithë vendet, përveçse në Hungari dhe në Poloni, ku 56 përqind e hungarezëve dhe 58 përqind e polakëve besojnë se sistemi amerikan funksionon mirë ose deri diku mirë.
Ndërsa europianolindorët i besojnë më shumë sistemit politik amerikan, nga ana tjetër, janë pikërisht ata shënjestra e kritikave më të forta që vinë nga SHBA-të dhe nga Europa për mungesën e demokracisë dhe autoritarizmin e sistemit të brendshëm.
Në konferencën që u mbajt këtë javë për të ardhmen e marrëdhënieve mes SHBA-ve dhe BE-së, Timoti Garton Eshi vlerësoi se në Europë ka një situatë shokuese. Gjatë viteve 90-të besohej se demoracia është konsoliduar dhe se Europa Lindore përfundimisht ka kaluar në sistemin europian të vlerave. “Hungaria nuk është më demokraci, ndërsa në Poloni nuk ka më liri të mediave”, pohoi Eshi.
Për këtë Europa po ballafaqohet jo vetëm së jashtmi me autoritarizmin e Rusisë dhe të Kinës, por edhe më sfida të saj nga brenda. Është paradoksale se Europa ka të gjithë instrumentet për të definuar demokracinë, por nuk ka të tillë për ta ruajtur atë. Miliona dhe miliarda euro u dërgohen shteteve të cilët ato i përdorin për të ruajtur sistemin autoritar. Ajo që bëjnë sot liderët hungarezë dhe polakë, e bën kryeministren e dikurshme britanike Margaret Theçer e cila thërriste me të madhe se dëshiron t’i kthehen paratë e saj nga Brukseli, një eurofile dashamirëse.
Populistët në Budapest dhe në Varshavë e shantazhojnë BE-në me shtetin e së drejtës. Kjo nuk mund të lejohet, kërkon Eshi. Përveç sanksioneve financiare për ata që nuk respektojnë vlerat europiane, ai kërkon edhe ndërhyrjen e presidentit amerikan gjatë qëndrimit të tij në Europë. Me në ton të njëjtë foli edhe ish sekretarja amerikane e shtetit Madlen Ollbrajti, e cila për Orbanin tha se ai dikur ka qenë “disidenti jonë i dashur” të cilin ajo e ftonte gjithë dëshirë në Uashington. Ollbrajti theksoi në mënyrë të veçantë rëndësinë e Samitit për demokracinë për të cilin ka folur Bajdeni, duke nënvizuar se tashmë ekziston problemi se cili duhet ftuar e cili jo.
Kryetari i grupit të partive europiane Manfred Veber tha se grupi i tij e ka ftuar presidentin Bajden të flasë në një seancë plenare të Parlamentit europian me rastin e vizitës së muajit të ardhshëm, megjithëse një gjë e tillë nuk është parashikuar në agjendën e vizitës. Një auditor të zgjeruar duket se Bajdeni do të mund ta përdorë për të bërë një kthesë në qëndrimin e qytetarëve europianë ndaj Amerikës, e cila dallon ndjeshëm nga burokracia brukseliane.
Duket se përceptimi i shumë europianëve mbi sistemin politik amerikan si të shkatërruar vë në dyshim faktin nëse Amerika do të mund të rikthehet në udhëheqjen globale botërore në mënyrën që ka premtuar Bajdeni kur tha se Amerika është kthyer. Ndër 11 vende ku Këshilli Europian zhvilloi në anketë për politikën e jashtme, 51 përqind e të anketuarve mbështetnin qëndrimin se, sipas Bajdenit, SHBA-të me të vërtetë do të mund të ndreqin ndasitë e brendshme dhe do të investojnë ndjeshëm përpjekje për zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare siç janë ndryshimet klimatike, paqen në Lindjen e Afërme, raportet me Kinën dhe sigurinë europiane. Gjashtë nga dhjetë të anketuar mendojnë se Kina do të bëhet më e fuqishme se SHBA-të në dhjetë vitet e ardhshme.
Qëndrimin se Kina do t’ia kalojë SHBA-ve e kanë 79 përqind e opinionit publik në Spanjë dhe 72 përqind në Portugali dhe në Itali. Qytetarët e Hungarisë dhe Danimarkës janë ndër më optimistët në lidhje me të ardhmen e fuqisë amerikane, por megjithatë, edhe në këto dy shtete, 48 përqind e të anketuarve besojnë se Kina do ta arrijë Amerikën në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.
Për këtë, vizita e Bajdenit në Europë është, në radhë të parë, test për kthimin e besimit europian te Amerika dhe aftësitë e saj për të qëndruar në krye të tryezës, ashtu sikurse i përshkroi Bajdeni synimet e tij kur u zgjodh president.
Sepse, përsëri sipas anketimeve, vetëm nëntë përqind e europianëve besojnë te Amerika.
Perktheu per Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38