Flash News

NDËRKOMBËTARE

Britania tërheq ambasadorin nga Bjellorusia në shenjë solidariteti me Poloninë dhe Lituaninë

Britania tërheq ambasadorin nga Bjellorusia në shenjë

Pas Gjermanisë e një sërë vendesh të tjera, edhe Britania ka tërhequr ambasadorin e saj nga Bjellorusia. Lajmin e bëri të ditur Sekretari i Jashtëm britanik, Dominic Raadm. Ky i fundit sqaron se vendimi u mor në shenjë proteste pasi Minsku zyrtar ka dënuar diplomatët nga Polonia dhe Lituania.

“Britania dënon vendimin e Bjellorusisë për të dëbuar diplomatët polakë dhe lituanezë. Plotësisht e pajustifikuar dhe vetëm do të izolojë popullin Bjellorus. Si solidaritet, ne përkohësisht po kujtojmë ambasadorin tonë për konsultime mbi situatën në Bjellorusi”, shkruan Raadm.

Bjellorusia nisi të dëbojë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj zyrtarëve bjellorusë, të akuzuar për manipulim zgjedhjesh.

Pavarësisht protestave të dhunshme dhe reagimeve të ashpra të BE, presidenti Alyaksandr Lukashenko ka refuzuar zhvillimin zgjedhjeve të reja.

 

Të fundit