Flash News

NDËRKOMBËTARE

COVID-19/ Katalonia ashpërson masat, mbyll baret dhe restorantet

COVID-19/ Katalonia ashpërson masat, mbyll baret dhe restorantet

Katalonia është një tjetër vend që ka vendosur kufizime më strikte, për të luftuar valën e dytë të pandemisë koronavirus, pas disa shteteve që kanë rikthyer karantinën. Rajoni spanjoll ka marrë këtë vendim duke mbyllur baret dhe restorantet e rajonit për 15 ditë si përpjekje për t`i paraprirë shpërthimit të valës së dytë të koronavirusit.

Por këto nuk janë masat e vetme pasi pushteti lokal ka urdhëruar gjithashtu grumbullime të më shumë se gjashtë personave.

Kujtojmë se situata në Europë me COVID-19 vijon të agravohet me shtimin e rasteve të infektimeve dhe ku kjo situatë shihet dhe si një valë e dytë e pandemisë.

Sipas të dhënave nga OBSH një numër rekord prej mbi 700 mijë rastesh të infektuarish janë shënuar u shënuan gjatë javës së fundit në kontinentin e vjetër.

Të fundit