Flash News

E-TJERA

Dyshohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, SPAK tërheq dosjen për Erion Alibejn

Dyshohet si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis

SPAK ka tërhequr dosjet në ngarkim të Erion Alibejt, sipas të cilave ai dyshohet se është porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Prokuroria e Elbasanit ka marrë dëshminë e Euglen Halilit dhe Xhuljano Hoxhës lidhur me dy vrasjet për të cilat akuzohet Alibej.

Pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, është vënë re se faktet e nxjerra nga dy dëshmitë e para, janë të ndryshme. Pritet që hetuesit të dalin me një dosje të vetme për Erion Alibejn, i cili akuzohet se është përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Në fillim akuzat e ngritura për Alibejn për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, është parë si një hakmarrje për vrasjen e vëllait të Alibejt i cili u ekzekutua në dhjetor të vitit 2018 bashkë me dy persona të tjerë.

Të fundit